Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme gjatë gjithë vitit 2026
Nga janari 2026 nisë rivlerësimi i pronave në Shqipëri. Projektligji është hedhur për konsultim publik dhe parashikon një normë tatimore prej 5%, ndjeshëm më e ulët krahasuar me 15% që aplikohet aktualisht në rast shitjeje.
Ky proces do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2026, duke u dhënë qytetarëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme për të përfituar nga lehtësia fiskale.
Kush përfiton nga Rivlerësimi i pronave?
Nga ky rivlerësim përfitojnë:
– Qytetarët individë
– Bizneset
– Pronarët e apartamenteve, tokave dhe truallit
– Pronat në proces legalizimi dhe regjistrimi
Për rastet e legalizimit, procedurat specifike të rivlerësimit dhe pagesës do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Si Funksionon Tatimi?
Tatimi aplikohet mbi diferencën ndërmjet vlerës së regjistruar në Kadastër dhe vlerës së tregut.
Shembull praktik:
Tatimi aktual (pa rivlerësim):
- Vlera fillestare: 100,000 €
- Vlera e shitjes: 120,000 €
- Diferenca: 20,000 €
- Tatimi: 20,000 × 15% = 3,000 €
Tatimi pas rivlerësimit (2026):
- Diferenca: 20,000 €
- Tatimi: 20,000 × 5% = 1,000 €
- Kursim: 2,000 €
Rivlerësimi për Bizneset
Edhe bizneset do të kenë të drejtë të rivlerësojnë pasuritë e tyre me të njëjtën normë tatimore 5%, duke krijuar mundësi reale për:
- Ristrukturim financiar
- Rritje të vlerës së aseteve
- Lehtësim të barrës tatimore në transaksione të ardhshme
Përvoja e Rivlerësimit të Fundit
Procesi i fundit i rivlerësimit:
- Periudha: 2020 – gusht 2022
- Norma tatimore: 3%
- Pasuri të rivlerësuara: 168,200
- Familje përfituese: 110,000
- Të ardhura për buxhetin e shtetit: 12.7 miliardë lekë
Join The Discussion