Konsulencë Shit-Blerje Pronash

Konsulencë Shit-Blerje Pronash

Shitblerja e pronave kërkon ekspertizë të plotë ligjore, administrative dhe financiare për të garantuar një proces të sigurt dhe transparent. Konsulenca jonë ndihmon klientët të vlerësojnë çmimin real të tregut, të identifikojnë çdo risk dhe të kryejnë transaksionin hap pas hapi, duke siguruar një vendimmarrje të saktë dhe investim të suksesshëm.

Shtyllat Kryesore të Konsulencës për Shit-Blerje Pronash

1. Konsulencë Juridike

  • Verifikimi i dokumentacionit të pronës dhe statusit hipotekor
  • Kontrolli i certifikatës së pronësisë, kufizimeve dhe lejeve të ndërtimit
  • Hartimi ose shqyrtimi i kontratave të shitblerjes
  • Udhëzime për procedurat ligjore deri në regjistrimin final
  • Sigurimi që transaksioni është i mbrojtur dhe pa risk ligjor

2. Konsulencë Administrative

  • Përgatitja e dokumenteve për institucionet përkatëse
  • Koordinimi me hipotekën, noterët, bashkinë dhe ALUIZNI/AShI
  • Kontrolli i statusit të lejeve të ndërtimit, legalizimit dhe përdorimit
  • Ndjekja e të gjitha procedurave deri në finalizim
  • Udhëzim për taksat dhe afatet administrative

3. Konsulencë Financiare & e Tregut

  • Vlerësimi i pronës sipas çmimit real dhe potencialit të investimit
  • Analiza e tregut sipas lokacionit dhe trendit të zonës
  • Parashikimi i fitimit nga investimi dhe qiraja
  • Këshillim për çmimin optimal të shitjes ose blerjes
  • Mbështetje gjatë negociatave për kushtet më të mira

Join The Discussion