Marketingu dhe promovimi i pronës për shitje është hapi më i rëndësishëm që përcakton sa shpejt dhe me çfarë suksesi një pronë arrin te blerësi i duhur. Qasja profesionale e një agjencie krijon kërkesë reale në treg dhe e pozicionon pronën në mënyrë konkurruese që në momentin e parë të publikimit.
Një nga pikat e udhëzuesi i plotë të procesit ” shitblerja e pronës ” në Shqipëri është:
- Vlerësimi dhe përgatitja e pronës
- Marketingu dhe promovimi i pronës nga agjencia
- Vizitat dhe prezantimi i pronës
- Negocimi i kushteve të shitjes
- Parakontrata e shitblerjes
- Kontrolli ligjor dhe dokumentacioni
- Nënshkrimi i kontratës përfundimtare
- Regjistrimi dhe dorëzimi i pronës
- Shërbimet pas-shitjes
Në momentin që prona vendoset për shitje, agjencia duhet të krijojë kërkesë në treg. Kjo nuk bëhet vetëm duke publikuar njoftimin, por duke ndërtuar një strategji komunikimi dhe ekspozimi, që e pozicionon pronën në mënyrë profesionale përballë konkurrencës.
Agjencia është ndërmjetësi mes pronarit dhe blerësit, dhe marketingu është mjeti për t’i afruar ata sa më shpejt dhe në mënyrë të saktë.
1. Analiza fillestare e pronës e cila eshte thelbesore sepse ne baze te saj do promovohet prona
Analiza përfshin:
- Vlerësimin e karakteristikave që pëfshin pozicionin, madhësinë, stilin, gjendjen, etj.
- Identifikimin e avantazheve konkurruese si: pamja, ndriçimi, afërsia me qendrat kryesore, cilësia e ndërtimit.
- Përcaktimin e profilit të blerësit ideal dmth familje, investitorë, profesionistë etj.
2. Krijimi i materialeve promovuese përfshin:
- Krijimi i materiale profesionale marketingu, që e bëjnë prezantimin tërheqës dhe serioz
- Fotografimi profesional me ndriçim natyral dhe këndvështrime që tregojnë hapësirën reale.
- Video prezantuese ose “virtual tour”, që e lejon blerësin të shohë pronën online pa qenë fizikisht aty.
- Planimetri (floor plan) që tregon organizimin e hapësirës.
- Përshkrim profesional, ku përmenden veçoritë, përfitimet dhe potencialet e pronës.
3. Strategjia e Promovimit
Strategjia e Promovimit është plani i detajuar që përcakton mënyrën se si një pronë do të prezantohet dhe do të arrijë te blerësit e duhur. Ky plan nuk mjafton vetëm ta publikosh pronën, ajo duhet të komunikojë mesazhin e duhur, në vendin e duhur, për audiencën e duhur.
Strategjia e mirë promovimi është kombinim i analizës së tregut, komunikimit të përshtatur dhe përdorimit inteligjent të kanaleve online. Agjencia arrin të krijojë interes real dhe qëndrueshmëri në treg, duke e kthyer çdo pronë në një mundësi të dukshme, të dëshiruar dhe të shitshme.
- Vendi I Promovimit të Pronës
Përcaktimi i kanaleve te shpërndarjes, pra ku do të publikohet prona që të ketë sa më shumë shikueshmëri dhe ndikim. Me qëllim që të arrihet balanca mes ekspozimit të gjerë dhe cilësisë së kontaktit, të shihet prona nga shumë njerëz, por kryesisht nga ata që kanë potencial real për ta blerë.
Agjencia zgjedh platformat sipas tipit të pronës dhe audiencës që kërkohet:
- Portale imobiliare: që përdoren për blerës që kërkojnë aktivisht prona.
- Rrjetet sociale: Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok — ideale për promovim vizual dhe për të arritur audienca të reja që mund të mos jenë ende në kërkim aktiv, por që mund të tërhiqen nga prezantimi profesional.
- Website i agjencisë: Për krijimin e imazhit zyrtar dhe për t’i dhënë pronës një prezantim ekskluziv.
- Kontakte direkte dhe rrjet profesional: Agjentët shpesh përdorin listat e klientëve të mëparshëm, investitorët, apo bashkëpunëtorët në treg për ta ofruar pronën direkt atyre që kanë kërkesa të ngjashme.
Komunikimi i Pronës behet me tone emocionale, profesionale dhe investuese me qellim që të përshtatet komunikimi sipas profilit të blerësit – sepse një investitor nuk kërkon të njëjtën gjë që kërkon një familje. Perkatesisht me këto do të kuptojmë:
- Ton emocional: që përdoret kur prona synon blerës që kërkojnë shtëpinë e tyre të ardhshme. Përshkrimi krijon lidhje emocionale.
- Ton profesional: e cila përdoret për prona të nivelit të lartë ose për investitorë seriozë. Gjuha është e qartë, e matur dhe e bazuar në vlera reale.
- Ton investues: e cila përdoret për pronat që ofrojnë fitim financiar, si apartamente për qira ose projekte ndërtimi.
Join The Discussion