Kjo Farmaci Village Square ofrohet për shitje si një ambient komercial i dedikuar vetëm për ushtrimin e aktivitetit të farmacisë. Duke përfaqësuar një mundësi të sigurt investimi në një kompleks rezidencial modern dhe të organizuar. Pozicionimi strategjik brenda Village Square garanton fluks të vazhdueshëm klientësh dhe banorësh.
Farmacia Village Square ka një sipërfaqe prej 63.27 m² dhe është projektuar për të përmbushur të gjitha standardet funksionale dhe ligjore të kërkuara për hapjen dhe operimin e një farmacie. Hapësira ofron planimetri praktike, akses të lehtë dhe dukshmëri të lartë. Kjo farmaci është ideale për profesionistë të fushës farmaceutike.
Një element shumë i rëndësishëm është fakti se kjo pronë shitet ekskluzivisht për farmaci dhe nuk lejohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit. Ky kufizim ruan karakterin shërbimor të zonës dhe garanton stabilitet të vlerës së pronës në kohë.
Zona Village Square është e konceptuar si një qendër shërbimesh për banorët e kompleksit dhe rrethinave. E cila krijon një kërkesë të vazhdueshme për shërbime shëndetësore. Për këtë arsye, Farmacia Village Square është ideale si për përdorim personal, ashtu edhe si investim me kthim të qëndrueshëm nga aktiviteti farmaceutik.
Falë pozicionit brenda një kompleksi në zhvillim të vazhdueshëm, kjo farmaci ofron siguri afatgjatë, klientelë të konsoliduar dhe potencial rritjeje.
Sipërfaqe: 63.27 m²
Çmimi për m²: 5,000 €
Vlera totale: 316,350 €