Sun Palasë – A Contemporary Coastal Landmark Designed Around the Sun

SIA-SUN-Palase

Sun Palasë Luxury Residences, Palasë

Sun Palasë është një zhvillim rezidencial dhe hotelier i konceptuar si një destinacion unik në Rivierën Shqiptare, ku arkitektura, terreni dhe dielli bashkohen për të krijuar përvojën perfekte të jetesës dhe investimit në bregdet.

I projektuar nga JA Joubert Architecture & UNS Architects, në bashkëpunim me EBG , projekti vendos standarde të reja për zhvillimet bashkëkohore në Palasë, duke shfrytëzuar maksimalisht topografinë natyrore dhe orientimin ndaj perëndimit të diellit

Koncepti Arkitektonik: “Let’s Make the Perfect Sunset Spot”

Thelbi i Sun Palasë është një ide e qartë arkitektonike:
të ndërtohet rreth diellit, pamjes dhe relievit natyror.

Terreni me diferencë lartësie rreth 60 metra, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh (72,000 m²), është përdorur si element kryesor dizajni, duke krijuar ndërtesa në formë konturesh të shkallëzuara, që garantojnë pamje të hapura për çdo njësi rezidenciale

Ndërtesa që Ndjekin Terrenin

Në vend të volumetrive tradicionale, Sun Palasë përdor:

  • Ndërtesa të modeluara sipas kontureve të tokës
  • Nivele të shkallëzuara me diferencë 1 kat (3.5 m)
  • Volume 12–14 m të gjera, me 5 apartamente për kat rreth një bërthame qendrore

Ky organizim lejon:

  • Dritë natyrale maksimale
  • Pamje panoramike për të gjitha njësitë
  • Hapësira të jashtme funksionale dhe të përdorshme

Sunset Piazza & Hapësirat Publike

Një element ikonë i projektit janë dy Sunset Piazzas, hapësira publike të pozicionuara strategjikisht për të kapur perëndimin e diellit gjatë ekuinokseve (21 mars & 21 shtator).

Këto piazza funksionojnë si:

  • Qendra sociale dhe rekreative
  • Pika panoramike për banorët dhe vizitorët
  • Lidhje natyrale mes rezidencave, hotelit dhe zonave të gjelbra

Programi i Zhvillimit

Sun Palasë përfshin një miks të menduar mirë funksionesh:

  • Apartamente rezidenciale
  • Vila private
  • Hotel & Tower Hotel
  • Main Plaza & Natural Paths
  • Hapësira të gjelbra dhe zona rekreative

Ky kombinim e bën projektin ideal si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë turistik

Materiale & Estetikë Mesdhetare Moderne

Materialet janë zgjedhur për t’u integruar natyrshëm me peizazhin:

  • Gur natyral në tone white stone ose dark beige stone
  • Qeramikë teksturore në nuanca të bardha ose të ngrohta
  • Linja të pastra, volumetri të qarta dhe estetikë bashkëkohore

Rezultati është një arkitekturë elegante, e qëndrueshme dhe vizualisht e lidhur me natyrën e Palasës

Pse Sun Palasë është një Investim i Zgjuar

  • Vendndodhje premium në Rivierën Shqiptare
  • Arkitekturë konceptuale e nivelit ndërkombëtar
  • Pamje të garantuara drejt detit dhe perëndimit
  • Kombinim rezidencë + hotel + leisure
  • Potencial i lartë për vlerë afatgjatë dhe turizëm luksoz

Join The Discussion