Village Square në zemër të Gjilekut, në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare, po zhvillohet projekti një hapësirë moderne multifunksionale që kombinon arkitekturën bashkëkohore me natyrën mesdhetare të Dhërmiut.
Ky zhvillim është konceptuar si një qendër e re jetese dhe aktiviteti, ku rezidencialja, hapësirat tregtare dhe zonat publike bashkëjetojnë në harmoni.
Treguesit Kryesorë të Zhvillimit:
- Sipërfaqe totale trualli: 31,202 m²
- Sipërfaqe ndërtimi (footprint): 12,530 m²
- Sipërfaqe totale ndërtimi: 44,863 m²
- Koeficient shfrytëzimi ndërtimi: 40%
- Hapësira rrugë & publike: 60%
- Intensitet ndërtimi: 1.43
- Lartësia maksimale: 21.4 m
- Kate mbi tokë: 1–6 kate
- Kate nëntokë: 1–2 kate
Një Koncept i Menduar për Komunitetin
Village Square nuk është thjesht një kompleks ndërtimi është një koncept urban që krijon hapësira të gjalla publike, shëtitore, zona pushimi dhe ambiente sociale që i japin jetë komunitetit gjatë gjithë vitit.
Vendndodhja strategjike në Gjilek ofron akses të lehtë drejt plazheve të Dhërmiut dhe një panoramë të jashtëzakonshme të rivierës.
Village Square aty ku arkitektura takon stilin e jetesës mesdhetare.
Join The Discussion